Ne, anëtarët e lëvizjes gjithë botërore
për përparimin e Esperantos,
i drejtojmë këtë Manifest të gjitha qeverive, organizatave
ndërkombëtare dhe njerëzve me dëshirë të mirë,
deklarojmë qëllimin tonë të vendosur për të
punuar më tej për qëllimet e shprehura më poshtë
dhe ftojmë njëherësh çdo organizatë dhe njeri të
përfshihen në përpjekjet tona.
E lançuar në 1887, si projekt i
gjuhës ndihmëse për komunikim ndërkombëtar Esperanto,
evuloi me shpejtësi në tërë jetën si gjuhë e
pasur në nuanca dhe për më se një shekull funksionon për
të lidhur njerëzit duke zhdukur pengesat gjuhësore e kulturore.
Ndërkohë, qëllimet e folësve të saj nuk humbën
rëndësinë e aktualitetin. As përdorimi mbarëbotëror
i disa gjuhëve kombëtare, as progreset në teknikën e komunikimit,
as zbulimi i metodave të reja të mësimit të gjuhës
nuk do të realizojnë këto principe të cilët ne i
konsiderojmë esenciale për një rend gjuhësorë të
drejtë e efikas.
Sistemi i komunikimit, i cili gjithë jetën priviligjoi disa njerëz,
kurse kërkon për të tjerët që ato të investojnë
vite të tërë mundimi për të arritur një shkallë
të ultë aftësie, është fondamentalisht antidemokratik.
Sadoqë, si gjuhë, Esperanto nuk është prefekte, ajo superon
shumë çdo rival në sferën e komunikimit të barazise
gjithë-botërore.
Ne shpallim që
pabarazia gjuhësore pason pabarizinë komunikuese në të
gjithë nivelet, inkluzivisht të nivelit nërkombëtar. Ne
jemi lëvizje për komunikim demokratik.
Çdo gjuhë etnike është e lidhur ndaj kulturës së
caktuar dhe kombit apo kombësive.P.sh; nxënësi, që studion
anglishten mëson mbi kulturën gjeografinë dhe politikën
e vendeve që përdorin anglishten, sidomos SH.B.A dhe Britani. Nxënësi,që
studion Esperanton mëson mbi botën pa kufi, në të cilën
çdo vend prezantohet si shtëpia e tij.
Ne shpallim që
edukimi në cilën-cdo gjuhë etnike eshte i lidhur ndaj prespektivës
së caktuar mbi botën. Ne jemi lëvizje
për edukim transnacional.
Vetëm një përqindje e vogël nga ato, të cilët
studiojnë gjuhën e huaj, fillojnë ta zotrojnë atë.
Zotrimi i plotë i Esperantos është i mundshëm edhe me
vestudim. Studime të ndryshme kanë raportuar për vlerat propedeutike
të Esperantos ndaj gjuhëve të tjera. Bile shumë rekomandojnë
Esperanton si thelbësore në kurset për koshiencë gjuhësore
të nxënësve.
Ne shpallim që
vështirsia e gjuhëve etnike gjithmonë do të prezantojë
pengesën për nxënës të shumtë, të cilët
megjithatë do të përfitonin nga dija e gjuhës së
dytë. Ne jemi lëvizje për mësim
efikas të gjuhës.
Komuniteti i Esperantos është një nga të paktët
komunitete gjuhësore në shkallë botërore, folësit
e të cilës janë pa përjashtim dy ose shumëgjuhësh.
Çdo anëtar i komunitetit ka pranuar detyrën që të
mësojë të paktën një gjuhë të huaj deri
në gradën e të folurit. Në raste të shumta ajo i
ka çuar në dije dhe dashuri ndaj gjuhëve të shumëta
dhe përgjithësisht ndaj horizontit më të gjërë
personal.
Ne shpallim që
anëtaret e të gjitha gjuhëve, të mëdha e të
vogëla, do të duhej të dispononin mbi shansin real për
përvetësimin e gjuhës së dytë deri në nivel
të lartë komunikimi. Ne jemi lëvizje
për dhënien e mundësisë së atij shansi.
Shpërndarja e pabarabartë e potencës ndërmjet gjuhëve
është recetë për pasiguri konstante gjuhësore, ose
nënshtrim direkt gjuhësore, në pjesën më të
madhe të banorëve botëror. Në komunitetin Esperanto, anëtarët
e gjuhëve të mëdha dhe të vogla, zyrtarisht dhe jo zyrtarisht,
mblidhen mbi terren neutral, falë dëshirës reciproke për
kompromis. Ekulibri i tillë ndërmjet të drejtave gjuhësore
dhe përgjegjësive jep preçedencën për të evoluar
dhe vlerësuar mbi zgjidhje të tjera ndaj pabarazisë gjuhësore
e konflikteve gjuhësore.
Ne shpallim që
diferencat pontenciale ndërmjet gjuhëve groposin garancitë,
të shprehura në aq dokumenta ndërkombëtare të trajtimit
të barazisë pa dallim në gjuhë. Ne
jemi lëvizje për të drejtat gjuhësore.
Qeveritë kombëtare duan të konsiderojnë diversitetin
e madh të gjuhëve në botë si pengesë ndaj komunikimit,
evolimit. Për komunitetin Esperanto, megjithatë, diversiteti gjuhësorë
është burim konstant dhe i pashtershëm pasurie. Për rrjellojë,
çdo gjuhë, si çdo specie e gjallë, është e vlefshme
jo vetëm në vetvete, por meriton mbrojtje dhe përkrahje.
Ne shpallim që
politika e komunikimit dhe evolimit, në qoftëse ajo nuk është
e bazuar mbi respektin e përkrahjen ndaj të gjitha gjuhëve
dënon dhe çon drejtë vdekjes shumicën e gjuhëve të
botës. Ne jemi lëvizje për diversitet
gjuhësor.
C/do gjuhë çliron dhe burgos anëtarët e vet, duke u dhënë
atyre mundësinë për të komunikuar ndërmjet tyre,
duke penguar komunikimin me të tjerët. E planizuar si mjet komunikimi
universal, Esperanto është një nga projektet e mëdhenj
të emancipimit të njeriut, që funksionojnë-projekt që
ka qëllim t'i mundësojë çdo njeriu të marrë
pjesë si individ në komunikimin njerzorë me rrënjë
të forta tek identiteti i vet vendas gjuhësor e kulturor, por jo
me e kufizua atë nga ato.
Ne shpallim që
përdorimi ekskluziv i gjuhëve kombëtare në mënyrë
të paevitueshme ngrepengesa ndaj lirive të vetshprehjes, komunikimit
dhe asocimit. Ne jemi lëvizje për emancipim
të njeriut.
Praga, Jul. 1996
Albana Esperanto-Ligo
SHENGJIN
LEZHE
ALBANIO